Kushtet e Transportit
- Dërgimi i produkteve të porositura
11.1 Konsumatori e ka të drejtën e zgjedhjes së mundësisë që produktet e porositura t’i dërgohen drejtpërdrejt në adresën, të cilën e përcakton vetë me rastin e regjistrimit në programin apo platformën e shitësit.
11.2 Dërgimi i produkteve në adresën e konsumatorit eshte i ndare ne 3 zona
Zona 1 – minimumi i porosis 20 euro dergesa eshte falas
Zona 2 – minimumi i porosis 50 euro dergesa eshte 4.9 euro
Zona 3 – minimumi i porosis 100 euro dergesa eshte 7.9 euro
11.3 Vlera minimale e porosisë (produktet e porositura), pa përfshirë shpenzimet e transportit, është 20 €.
11.4 Transporti i porosisë bëhet në dy mënyra:
- Standard transporti Falas vetem ne zonen1
- Express transporti paguhet 2.99 € vetem ne zonen 1
11.5 Koha e transportit: 09:00 – 23:00
11.6 Standard transporti bëhet në 8 termine gjatë ditës si në vijim ne Zonen 1
TERMINI | KOHA E LIFERIMIT | KOHA E POROSISË |
---|---|---|
1 | 08:00 – 10:00 | Një ditë më heret nga 23:30 deri 08:00 |
2 | 10:00 – 12:00 | Ditet e njejta deri në ora 10:00 |
3 | 12:00 – 14:00 | Ditet e njejta deri në ora 12:00 |
4 | 14:00 – 16:00 | Ditet e njejta deri në ora 14:00 |
5 | 16:00 – 18:00 | Ditet e njejta deri në ora 16:00 |
6 | 18:00 – 20:00 | Ditet e njejta deri në ora 18:00 |
7 | 20:00 – 22:00 | Ditet e njejta deri në ora 20:00 |
8 | 22:00 – 24:00 | Ditet e njejta deri në ora 23:30 |
11.7 Nëse kërkohet transporti standard, termini për transport caktohet në terminin e radhës pas pagesës. Transporti i porosisë mund të paracaktohet edhe në ditët e tjera pas ditës së porosisë, por jo më vonë se 7 ditë pas pagesës, në terminë kohor (4 sosh), sipas tabelës ku mund të zgjedhen terminet. Përcaktimi i terminit të transportit duhet të bëhet me datë dhe orë, sipas tabelës 11.5.Dërgimi i produkteve sipas paragrafëve të mësipërm vlenë vetëm për territorin e Komunës së Prishtinës, sipas hartës të paraqitur në platformë.
11.8 Dërgimi i produkteve brenda territorit të Kosoves bëhet nga shërbimi i kompanisë.
11.9 Me rastin e dorëzim/pranimit të produkteve të porositura, lëshohet konfirmim i dorëzim/pranimit të produkteve në të cilin shënohet data dhe ora e pranimit të produkteve, si dhe emri, mbiemri dhe nënshkrimi i personit që pranon produktet.
11.10 Një kopje e konfirmimit mbetet për kompaninë dhe një për konsumatorin.
11.11 Në rast se konsumatori ka përzgjedhur kohën e liferimit në afat më të shkurtër sesa plani i liferimit si më lart, “MAXI E-Shop” gëzon të drejtën ta refuzojë porosinë ose në marrëveshje me konsumatorin ta ndryshojë terminin e liferimit të porosisë.
11.12 Malli do t’i liferohet konsumatorit në terminin e përcaktuar vetëm pas konfirmimit të pagesës ose konfirmimit të porosisë përmes telefonit. Megjithatë, “MAXI E-Shop” gëzon të drejtën e refuzimit të porosisë, nëse eventualisht hasë në probleme të ndryshme të moslajmërimit të konsumatorit në telefon apo dyshimeve të natyrave të ndryshme dhe të arsyeshme, që pamundësojnë liferimin e mallit.
11.13 Në rast se konsumatori paraqet të dhëna të pasakta, kompania do të iniciojë procedurë penale në lidhje me mashtrimin dhe procedurë civile – për kompensim të dëmit të shkaktuar.