Kushtet e Përdorimit

Me plotësimin e aplikacionit për “blerje online”, unë jap pëlqimin tim të plotë se të dhënat e mia personale, të shënuara në aplikacionin për “blerje online” mund të përdoren dhe të përpunohen nga Norwegian PX Kosovë SH.P.K. , në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sipas afateve të parapara me këtë ligj.

NORWEGIAN PX KOSOVË SH.P.K

Norwegian PX Kosovë SH.P.K. është kompani, e cila gjeneron në Kosovë me rrjetin e shitjes me pakicë nën emrin/markën “MAXI-Supermarket”. Kjo markë/kompani është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit (ARBK), sipas fushëveprimtarisë përkatëse. Kompania Norwegian PX Kosovë SH.P.K. është e regjistruar me NUI 810502163. Selia qendrore gjendet në Rr. “Aziz Abrashi”, nr.86, Prishtinë-Fushë-Kosovë.

Shërbimet e ofruara nga Norwegian PX Kosovë SH.P.K. mund të shfrytëzohen nga konsumatori vetëm pasi paraprakisht konsumatori t`i ketë lexuar, kuptuar dhe pranuar ato, duke pasuar me shtypjen e butonit përkatës, për pranimin e shërbimeve. Konsumatori pajtohet që t`u përmbahet këtyre kushteve, sipas specifikave të përcaktuara në nenet përkatëse, si në vijim:

Kjo marrëveshje midis Norwegian PX Kosovë SH.P.K. dhe konsumatorit prodhon efekte juridike, prej momentit të konfirmimit nga kompania dhe njoftimit të konsumatorit përmes postës elektronike se është pranuar porosia e tij.

Kushtet e përgjithshme të kontratës/General terms and conditions

1. Përkufizimet

1.1. Për qëllime të kësaj kontrate, shprehjet e mëposhtme kanë kuptimet si në vijim:

a) Konsumatori – nënkupton personin, i cili porositë, blenë dhe pranon mallin e porositur të Norwegian PXSH.P.K (Maxi).
b) Kompania – nënkupton në këtë rast Norwegian PX Kosovë SH.P.K
c) MAXI Supermarket”- nënkupton njësinë e biznesit të Norwegian PX Kosovë.
d) “MAXI E-Shop” – nënkupton platformën elektronike (uebfaqen ‘online’) www.maxiks.shop, në pronësi të Norwegian PX Kosovë SH.P.K.
e) Produkte – nënkupton të gjitha llojet e mallrave ushqimore dhe të tjera, që ofrohen nga kompania për “blerje online”, të cilat janë të gatshme për t’u porositur, sipas përshkrimit të dhënë në platformën e “blerjes online”.

2. E drejta e pronësisë intelektuale

2.1. Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale, duke përfshirë të drejtat nga pronësia industriale (markat tregtare, emrat tregtarë, patentat, dizajnet industriale), i takojnë kompanisë Norwegian PX Kosovë SH.P.K. Pra, kompania e ka të drejtën e pronësisë në të gjitha aplikacionet, programet, dokumentet dhe dizajnet që janë përdorur dhe shfrytëzuar për finalizimin e programit dhe aplikacioneve, që ndërlidhen me “MAXI E-Shop”. Kjo e drejtë mbështetet në Ligjin Nr. 05 L-058 për Dizajnin Industrial, Ligjin nr. 04 L- 029 për Patentat, Ligjin Nr. 04 L-026 për Marka Tregtare, si dhe legjislacionin tjetër përkatës, që prekin fushën e njohjes dhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

2.2. Cenimi i tyre nga palët e treta, do t’i japë të drejtë kompanisë të iniciojë procedurë të menjëhershme ligjore për parandalimin e keqpërdorimit dhe kompensimin e dëmit që shkaktohen nga cenimi i këtyre të drejtave.

3. Lidhja e kontratës

Me pranimin e këtyre kushteve të kësaj kontrate, të cilat janë të publikuara në uebfaqen e kompanisë dhe në aplikacionet e sistemit iOS dhe Android është e mundur “blerja online” e produkteve të kompanisë.

4. Të dhënat personale

4.1. Të dhënat tuaja personale do të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe do të përdoren nga “MAXI

Supermarket” për qëllimin e “blerjes online” të produkteve ushqimore, si më poshtë:

• Për ta vërtetuar identitetin tuaj;
• Për t’ju kontaktuar;
• Për t’ju dërguar ofertat tona promocionale në lidhje me produktet e reja, zbritjet, bonuset dhe përfitimet nga “blerja online”.

Çdo aplikim, plotësim formulari, kërkesë “online” për blerje të produkteve ushqimore dhe informacion i paraqitur në uebfaqen www.maxiks.shop, në aplikacionet Android dhe iOS, e autorizojnë stafin e “MAXI Supermarket” t’i përdorë të dhënat e përmendura, për të dhënë informacione në lidhje me produktet ose shërbimet e saj. Të gjitha të dhënat e siguruara nga ju mund të përdoren për ta siguruar përmbushjen e “blerjes online” dhe kontratës mes kompanisë dhe juve si klient.

4.1 Të dhënat e konsumatorit, të cilat zbulohen me rastin e hapjes së llogarisë, kryerjes së porosisë dhe pagesës, janë konfidenciale dhe të mbrojtura sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.

4.2 Me pranimin e kushteve të kësaj kontrate, konsumatori konfirmon se pajtohet që të dhënat e tij personale të përpunohen vetëm për qëllimet e kompanisë dhe brenda afateve që lejohen me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

4.3 Kompania mund t’i mbledhë të dhënat dhe informatat personale të konsumatorit kur ai/ajo shfrytëzon dhe viziton faqen dhe shërbimet e kompanisë, si dhe kur regjistrohet dhe hapë llogari në uebfaqen e kompanisë. Të dhënat personale që ne mund të mbledhim janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, e-mail adresa, si dhe adresa e dërgesës. Informacione të tjera që kërkohen nga konsumatori kur blenë produktet tona janë: mosha, gjinia, interesat dhe preferencat.

4.4 Të dhënat personale, të ruajtura si më sipër do të përpunohen dhe ruhen në serverët e menaxhuar nga kompania Norwegian PX Kosovë SH.P.K., e cila ka kontratë me kompaninë për ofrimin e shërbimeve të hostimit Dizarium L.L.C dhe, e cila është realizuese e programit për “blerje online”. Të dhënat do të ruhen me siguri të lartë dhe mbikëqyrje nga stafi, si dhe do të trajtohen sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në raste (rrethana) të jashtëzakonshme, të dhënat personale mund të transferohen në vende të treta, por në çdo rast ky transferim do të mund të kryhet vetëm mbi bazën e një miratimi paraprak nga Autoritetet Kosovare, sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Norwegian PX Kosovë SH.P.K. do t’i ruajë të dhënat personale për 5 vjet. Në rrethana të caktuara, Norwegian PX Kosovë SH.P.K mund t’i duhet të ruajë të dhënat për një periudhë më të gjatë, si rrjedhojë e ndryshimeve të politikave dhe legjislacionit kosovar, i cili e trajton këtë çështje apo legjislacionit evropian (direktivave të Bashkimit Evropian). Këto ndryshime, kompania do t’i zbatojë me automatizëm dhe do t’i përshtatë.

4.5 Norwegian PX Kosovë SH.P.K. nuk do t’ua transferojë të dhënat personale palëve të treta. Nëse pala e tretë vjen deri te kontakti me të dhënat tuaja personale, të cilat mbahen nga Norwegian PX Kosovë SH.P.K, pala e tretë pajtohet të veprojë në përputhje me Ligjin Nr. 03/L – 172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe do t’i fshijë ato menjëherë, duke e njoftuar Norwegian PX Kosovë SH.P.K.

4.6 Norwegian PX Kosovë SH.P.K nuk jep përgjegjësi për kushtet e mbrojtjes së të dhënave personale për faqet e lidhura.

5. Siguria

Të dhënat e ndjeshme personale do të mbrohen në mënyrë të veçantë dhe të klasifikohen me qëllim të parandalimit të qasjes dhe përdorimit të paautorizuar. Këto të dhëna do të transferohen vetëm me pëlqimin tuaj. Në rast të transferimit të tyre, këto të dhëna do të mbrohen në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale, si kompani dhe staf menaxhues i aplikacionit “MAXI e shop”, që të dhënat tuaja të jenë të sigurta dhe realizimi i blerjes të bëhet në mënyrë të sigurt, por duke e ditur që qasja në internet nuk të ofron 100% siguri në asnjë aplikacion dhe aplikacioni, serverët mund të prekën nga viruse apo softuerë të tjerë me qëllime të fshehta, ne nuk mund t’ju garantojmë plotësisht sigurinë e të dhënave.

6. Kufizimi i përgjegjësisë

Kur Norwegian PX Kosovë SH.P.K ju kërkon fjalëkalimin ose të dhënat e tjera në pjesë të tjera të faqes sonë në internet dhe në platformat telefonike/mobile Android dhe iOS (pra kur keni krijuar llogari në programin e “blerjes online” ‘MAXI E-Shop’), ju jeni përgjegjës për mbajtjen në mënyrë konfidenciale të fjalëkalimit dhe të dhënave të tjera për qasje në aplikacion. Nëse e shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera për qasje në aplikacion, e bëni këtë nën rrezikun tuaj dhe i bartni të gjitha pasojat nëse realizohet nga ajo llogari ndonjë transaksion për “blerje online” të produkteve. Në këtë rast, do të konsiderohet që ju personalisht e keni kryer atë transaksion.

7. Kushtet e veçanta të kontratës për blerje

7.1. Për të kryer “blerje online” sipas kushteve të kësaj kontrate, konsumatori së pari duhet ta krijojë llogarinë e konsumatorit.

7.2. Për hapjen e llogarisë, konsumatorit duhet t’i japë të dhënat personale: emrin dhe mbiemrin, e-mail-in, numrin e telefonit, si dhe adresën e vendbanimit.

8. Porosia

8.1. Porosia e produkteve mund të bëhet nga konsumatori, sipas zgjedhjes së lirë të konsumatorit, në një nga mënyrat e ofruara nga kompania përmes porosisë në aplikacionin e kompanisë për blerje online www.maxiks.shop në iOS, Android apo përmes uebfaqes së kompanisë.

8.2. Personave nën moshën madhore, përkatësisht nën moshën 18 vjet, për produktet që iu ndalohet blerja dhe konsumi sipas ligjeve në fuqi, nuk do t’u procesohet porosia dhe liferimi.

8.3. Porosia e produkteve është e përfunduar në momentin e pranimit të konfirmimit të pranimit të saj nga kompania në e-mailin e konsumatorit.

8.4 Për çdo porosi të realizuar me sukses nga konsumatori, do të pranohet fletëkonfirmimi nga “MAXI eshop”, me të dhënat e porosisë në email-in e konsumatorit, me të cilën e ka hapur llogarinë në “MAXI-eshop”.

9. Çmimet

9.1 Çmimi i produktit është pagesa për produktin e blerë nga konsumatori në “MAXI E-Shop”, i cili është i përcaktuar në platformë.

9.2 Çmimi për transport është pagesa për shpenzimet e transportit.

9.3 Çmimi për secilin produkt dhe çmimi për transport përfshijnë TVSH-në.

10. Mënyra e pagesës dhe fletëporosia

10.1 Pagesa e çmimit për të gjitha produktet e porositura dhe shpenzimet e transportit duhet të bëhet nga konsumatori në njërën nga këto tri mënyra:

1. Përmes kartelës bankare në pos pajisjet, të cilat do të jenë të disponueshme nga stafi i kompanisë në momentin e pranimit të mallit.

2. Në “kesh” (para të gatshme), në momentin e pranimit të mallit.

10.2 Konsumatorët me rastin e realizimit të porosisë do ta pranojnë në e-mail fletëporosinë me të gjitha mallrat e porositura, si dhe shpenzimet e transportit. Në rast të pagesës përmes transferimit bankar, konsumatori duhet t’i referohet numrit të fletëporosisë.

10.3 Të gjithë konsumatorët me rastin e pranimit të mallit do ta pranojnë edhe kuponin fiskal.

10.4 Për pagesat, të cilat realizohen përmes posave, kompania nuk merr përsipër tarifat e bankave, të cilat i kanë për realizim të pagesave të posave.

11. Dërgimi i produkteve të porositura

11.1 Konsumatori e ka të drejtën e zgjedhjes së mundësisë që produktet e porositura t’i dërgohen drejtpërdrejt në adresën, të cilën e përcakton vetë me rastin e regjistrimit në programin apo platformën e shitësit.

11.2 Dërgimi i produkteve në adresën e konsumatorit është me pagesë deri në shumën 49.90 €. Mbi shumën 49.90 €, transporti do të jetë pa pagesë.

11.3 Vlera minimale e porosisë (produktet e porositura), pa përfshirë shpenzimet e transportit, është 20 €.

11.4 Transporti i porosisë bëhet në dy mënyra:

1. Standard transporti falas

2. Express transporti paguhet 2.99 €

11.5 Koha e transportit: 09:00 – 19:00

11.6 Standard transporti bëhet në 4 termine gjatë ditës si në vijim:

TERMINIKOHA E LIFERIMITKOHA E POROSISË
108:00 – 10:00Një ditë më heret nga 23:30 deri 08:00
210:00 – 12:00Ditet e njejta deri në ora 10:00
312:00 – 14:00Ditet e njejta deri në ora 12:00
414:00 – 16:00Ditet e njejta deri në ora 14:00
516:00 – 18:00Ditet e njejta deri në ora 16:00
618:00 – 20:00Ditet e njejta deri në ora 18:00
720:00 – 22:00Ditet e njejta deri në ora 20:00
822:00 – 24:00Ditet e njejta deri në ora 23:30

Dërgimi i produkteve sipas paragrafëve të mësipërm vlenë vetëm për territorin e Komunës së Prishtinës, sipas hartës të paraqitur në platformë.

11.7 Nëse kërkohet transporti standard, termini për transport caktohet në terminin e radhës pas pagesës. Transporti i porosisë mund të paracaktohet edhe në ditët e tjera pas ditës së porosisë, por jo më vonë se 7 ditë pas pagesës, në terminë kohor (4 sosh), sipas tabelës ku mund të zgjedhen terminet. Përcaktimi i terminit të transportit duhet të bëhet me datë dhe orë, sipas tabelës 11.5.

11.8 Dërgimi i produkteve brenda territorit të Komunës së Prishtinës bëhet nga shërbimi i kompanisë.

11.9 Me rastin e dorëzim/pranimit të produkteve të porositura, lëshohet konfirmim i dorëzim/pranimit të produkteve në të cilin shënohet data dhe ora e pranimit të produkteve, si dhe emri, mbiemri dhe nënshkrimi i personit që pranon produktet.

11.10 Një kopje e konfirmimit mbetet për kompaninë dhe një për konsumatorin.

11.11 Në rast se konsumatori ka përzgjedhur kohën e liferimit në afat më të shkurtër sesa plani i liferimit si më lart, “MAXI E-Shop” gëzon të drejtën ta refuzojë porosinë ose në marrëveshje me konsumatorin ta ndryshojë terminin e liferimit të porosisë.

11.12 Malli do t’i liferohet konsumatorit në terminin e përcaktuar vetëm pas konfirmimit të pagesës ose konfirmimit të porosisë përmes telefonit. Megjithatë, “MAXI E-Shop” gëzon të drejtën e refuzimit të porosisë, nëse eventualisht hasë në probleme të ndryshme të moslajmërimit të konsumatorit në telefon apo dyshimeve të natyrave të ndryshme dhe të arsyeshme, që pamundësojnë liferimin e mallit.

11.12 Në rast se konsumatori paraqet të dhëna të pasakta, kompania do të iniciojë procedurë penale në lidhje me mashtrimin dhe procedurë civile – për kompensim të dëmit të shkaktuar.

12. Reklamimi i produkteve

12.1 Shitësi do të ketë shërbimin “online” të kujdesit për konsumatorë, ku të gjithë konsumatorët mund të interesohen për të gjitha detajet e porosisë, produkteve, kohës së liferimit si dhe çështjeve të tjera të kthimit të produkteve, nëse ato nuk janë konform porosisë.

12.2 Në rast se konsumatori, me rastin e pranimit të porosisë vëren se ka parregullësi në sasinë, llojin e produkteve të porositura, të meta të tjera, atëherë ai/ajo ka të drejtë që në praninë e shitësit (dorëzuesit) të produkteve, i autorizuar nga “MAXI Supermarket”, t’i paraqesë këto vërejtje, të cilat do të shënohen dhe të njëjtat do të përmirësohen në afatin e radhës të transportimit të produkteve, nëse të njëjtat kanë bazë për kthim. Të gjitha këto duhet të bëhen në prani të dy (2) palëve, për arsye të shmangies së paqartësive dhe mundësisë së keqpërdorimit të këtyre të drejtave.

12.3 Në çdo rast tjetër, nëse të metat e produkteve nuk mund të evidentohen aty për aty, për arsye se natyra e produkteve nuk e lejon një gjë të tillë, atëherë blerësi ka të drejtë t’i drejtohet shitësit në shërbimin “online” apo përmes e-mail adresës dhe shitësi, sipas vlerësimit të fakteve dhe provave do ta bëjë kthimin dhe zëvendësimin e produkteve.

13. Parimet “cookies”

13.1 Një “cookie” është një tekst që ruhet në kompjuterin tuaj dhe përmban informacionet në lidhje me aktivitetin tuaj në internet.
Faqja jonë përdor “cookies” për t’ju identifikuar si përdorues dhe dalluar nga përdoruesit e tjerë, për t’jua lehtësuar përdorimin e shërbimeve tona. Ne mund të përdorim “cookies” për çështje statistikore, si: numërimin e përdoruesve, faqet që keni vizituar, parapëlqimet tuaja, si dhe për çështje sigurie.
Sapo mbyllni shfletimin, qasja në “cookies” përfundon. Ju mund të pranoni ose refuzoni “cookies”. Refuzimi nuk ndikon në qasjen tuaj në shumicën e informacioneve në faqen tonë, por mund të ndikojë në funksionalitetin e faqes.
Nëse ju dëshironi ta ndryshoni mënyrën si funksionon shfletuesi juaj i internetit për përdorimin e “cookies”, ju duhet t’i ndryshoni parametrat e shfletuesit tuaj.
Faqja jonë do ta kërkojë pëlqimin tuaj për përdorimin e “cookies”.

14. Legjislacioni i aplikueshëm

Kjo kontratë është përpiluar dhe zbatohet në pajtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, për të gjitha çështjet që nuk janë përfshirë specifikisht në këtë kontratë.

15. Kushtet e jashtëzakonshme –VIS MAJOR/fuqia madhore

14.1 Në rastet e kushteve të jashtëzakonshme, të njohura si VIS MAJOR/ fuqia madhore, afati i dërgimit të mallit shtyhet derisa ato kushte të kalojnë dhe “MAXI E-Shop” nuk merr asnjë përgjegjësi.

14.2 Në rast se do të ketë vonesa në liferimin e mallit nga “MAXI E-Shop” për arsye të paparashikueshme, konsumatori do të njoftohet menjëherë nga “MAXI E-Shop”.

16. Kompetenca e gjykatës

16.1 Në rast se mes palëve lind mosmarrëveshje, lidhur me zbatimin e kushteve të kësaj kontrate, kompetente është gjykata, sipas dispozitave të procedurës së zbatueshme në Republikën e Kosovës.

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju jep të drejtën, pa pagesë, të pranoni, kundërshtoni përpunoni, në rrethana të caktuara, si dhe të përditësoni, korrigjoni ose ndreqni informacionet që ne mbajmë për ju.

Ju mund të ushtroni të drejta të tjera tuajat në çdo kohë, duke na kontaktuar nëpërmjet numrit +383/ 43 58 88 85 dhe adresës elektronike (e-mail adresës) kontakt@maxiks.shop.
Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe mund t’i adresoni në kontakt@maxiks.shop.

Get 50% Discount.

Lorem, ipsum dolor sit amet consectetur adipisicing elit. Exercitationem, facere nesciunt doloremque nobis debitis sint?